Zyrtare: Marc Roca futbollist i ri i Bayernit

Bayerni i Munihut ka zyrtarizuar transferimin e Marc Roca-s nga Espanyol.

Bavarezët do të paguajnë 15 milinë euro për spanjollin, 9 milionë menjëherë dhe 6 milionë në formë të bonuseve.

Bayerni tentoi transferimin e Roca edhe verën e kaluar duke ofruar 20 milionë euro, por Espanyol kishte refuzuar shitjen e tij.

Kriza e shkaktuar nga Covid-19, ka bërë që Espanyol të pranojë shitjen e Rocas për një shifër më të ulët.

Roca do të firmos kontratë pesë vjeçare me Bayernin dhe do ta mbart fanellën me numrin 22.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here