Lautaro tek Inter dhe klauzola Anti-Juventus!

Inter po mundohen të nënshkruajë një marrëveshje të re me Lautaro Martinezin dhe në këtë mënyrë të largojë interesin e Barcelonës për të.

22 vjeçari aktualisht ka shënuar 3 gola në sezon dhe është padyshim njëri prej sulmuesve më të mirë në Europë.

Tuttomercatoweb raporton se Inter kërkon të firmosë me të deri në 2025 dhe në këtë kontratë të përfshijë edhe një klauzolë anti Juve.

Bëhet fjalë për një shifër prej 175 milionë eurosh në qoftë se Juventus dëshiron shërbimet e tij pasi Zonja e Vjetër ka kohë që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij dhe Inter nuk dëshirën të përforcojë rivalët e saj direkt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here