E bujshme: Takefusa Kubo transferohet në Serie A

Takefusa Kubo është njëri nga lojtarët që premton shumë dhe këtë e dëshmoi sezonin e kaluar sa ishte i huazuar te Mallorca.

Japonezi tani është pjesë e Villarrealit, mirëpo Reali nuk është i kënaqur me mënyrën se si po trajtohet nga Unai Emery.

Kubo ka luajtur vetëm 55 minuta në sezonin e ri dhe Los Blancos janë të gatshëm që ta huazojnë 19-vjeçarin në ndonjë tjetër klub.

Rrjeti i njohur televiziv spanjoll Cadena Ser, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani. Rosonerët synojnë huazimin e Kubos në janar dhe sipas të gjitha gjasave japonezi do të transferohet në San Siro.

Milani dhe Reali kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here