FFK me komunikatë: Vedat Muriqi do të mungojë në tri ndeshjet e rradhës

Përkundër insistimit të madh të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshirës së madhe të futbollistit dhe bashkëpunimit korrekt të klubit të Lazios, Vedat Muriqi megjithatë e ka të pamundshme të paraqitet për Përfaqësuesen e Kosovës në tri ndeshjet në vijim – thuhet në një njoftim të FFK-së.

Futbollisti ka pasur sot (e martë) testet e fundit në klubin e Lazios dhe në kokën e tij gjithçka ishte e qartë që pas këtyre testeve ai do të nisej për Kosovë.

Mirëpo, në testin e fundit u kuptua edhe njëherë definitivisht që nuk ka asnjë gjasë që ai të jetë i gatshëm qoftë për ndeshjen e të enjtes kundër Maqedonisë së Veriut, qoftë për dy ndeshjet pasuese që Kombëtarja jonë i zhvillon në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Informata që ka rrjedhur në faqen zyrtare të Lazios, se futbollisti do të jetë në grumbullim me Kombëtaren edhe pse është një gabim, e konfirmon që gjithçka ishte planifikuar që Muriqi sot të udhëtojë për Kosovë dhe të jetë me ekipin, mirëpo testet e sotme e treguan qartë se gjendja fizike nuk e lejon atë që në asnjë formë të jetë pranë bashkëlojtarëve të ekipit Kombëtar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në publikimin e faqes zyrtare të Biancocelestëve, emri i Vedatit ishte në listën e futbollistëve të cilët janë të angazhuar me skuadrat e tyre përfaqësuese dhe thuhej se do të jetë me Kosovën në datat e rëndësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here