Juventus nuk ka të ndalur: Biankonerët sigurojnë goditjen e parë për merkaton e janarit!

Juventus në ditën e fundit të merkatos kompletoi transferimin e Federico Chiesas nga Fiorentina.

Edhe pse merkato mbaroi dje, Biankonerët kanë filluar të mendojnë për përforcimet në janar dhe Paratici ka piketuar goditjen e parë.

Siç raporton Tuttomercatoweb, Juventus në merkaton e janarit do të hidhet në sulm për transferimin e Arkadiusz nga Napoli.

Polaku ka mbetur jashtë skuadrës, pasiqë refuzoi transferimin te Fiorentina dhe në janar do të largohet nga Napoli.

Në rast se transferimi nuk realizohet në janar, atëherë mund të firmosin para kontratë për ta transferuar verën e ardhshme me kosto zero.

Mirëpo një gjë është e sigurtë, Juventus është destinacioni i ardhshëm i Milik.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here