Marrëveshja është arritur: Ja kur do të transferohet Depay te Barcelona

Memphis Depay ishte shumë pranë transferimit te Barcelona këtë verë, mirëpo në fund operacioni nuk u realizua.

Katalanasit nuk arritën të lirohen nga Dembele dhe kjo pamundësoi transferimin e Depay.

Megjithatë holandezi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje që ai të transferohet në Camp Nou verën e ardhshme. Kontrata e tij me Lyon skadon verën e ardhshme dhe ai do të jetë lojtarë i lirë.

Në rast se Barcelona arrin ta shesë Dembelen në janar, atëherë Depay do ta vesh fanellën e Blaugranëve që në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here