Benzema bën gati valixhet, zbulohet skuadra ku do ta vazhdojë karrierën

Për Karim Benzeman ky pritet të jetë sezoni i fundit në Santiago Bernabeu.

Francezi ka qenë njëri nga shtyllat e Realit në dhjetë vitet e fundit, mirëpo epokës së tij duket se i ka ardhur fundi.

Në Bernabeu pritet një revolucion verën e ardhshme, Perez synon transferimin e Mbappe, Haland dhe Raul Jimenez.

Interesim për Benzeman ka shfaqur ish klubi i tij Lyoni. Portali spanjoll TodoFichajes, shkruan se Lyoni ka kontaktuar Benzeman për ta bindur që verën e ardhshme ti bashkohet atyre.

Benzema nuk ia ka mbyllur derën rikthimit te Lyon, ndërsa për momentin mbetet i fokusuar te Reali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here