Bombë nga Italia: Asgjë nga rinovimi, Calhanoglu transferohet te rivalët e Milanit!

Milan dhe Calhanoglu janë shumë larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës.

Sky Sport, raporton se Milan pritet që së shpejti të nis bisedimet me Gianluigi Donnarumman dhe Calhanoglus për rinovimin e kontratës.

Rosonertë do të bëjnë çmos që ta bindin Donnarumman të qëndrojë, mirëpo situata me Calhanoglun është ndryshe.

Ai nuk është më i ri (26) dhe dëshiron sfida të reja, ndërsa interesim për të ka shfaqur Juventusi dhe Atletico.

Biankonerët mund ta transferojnë turkun verën e ardhshme me kosto zero, ndërsa Calhanoglu preferon qëndrimin në Itali.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here