Dramë e vërtetë: Zbulohet dënimi për Napolin, te Juventus të pakënaqur

Derbi i gjiros së tretë në Serie A Juventus-Napoli nuk u zhvillua javën e kaluar.

Autoritetet lokale ia ndaluan Napolin udhëtimin drejt Torinos, ndërsa futbollistët e Juventusit zbarkuan në fushë për ta rrespektuar protokollin e Serie A.

Biankonerët pritej që ta fitonin ndeshjen 3-0, mirëpo Corriere della Sera, raporton se ndeshja megjithatë do të zhvillohet.

Drejtuesit e Lega-s, kanë vendosur që ndeshja të zhvillohet me 13 janar, mirëpo Napoli nuk do të shpëtojë pa dënim dhe skuadrës së Gattusos pritet që ti hiqet një pikë.

Juventus pritet që ta ankimojë vendimin dhe na pret një dramë e vërtetë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here