E bujshme: Mario Mandzukic transferohet te Barcelona

Ronald Koeman e ka kuptuar se skuadra ka nevojë për një qendërsulmues dhe emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Bartomeut është Mario Mandzukic.

Barcelona nuk arriti ta transferojë Memphis Depay dhe tani Katalanasit kanë kthyer vëmendjen kah Mario Mandzukic.

Kroati është futbollist i lirë dhe mund të firmos me Barcelonën edhe pse merkatoja është mbyllur.

Portali i njohur spanjoll DonBalon, raporton se Barcelona ka nisur bisedimet me agjentin e Mandzukic dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here