Pas transferimit të Chiesas, Pirlo planifikon të bëjë diçka që nuk e kemi parë në futboll

Andrea Pirlo duket se nuk është shumë i dhënë pas taktikave dhe synon që me Juventusin të luaj një futboll ultra ofanziv.

Kur skuadra është në disavantazh, është normale që një trajner të hedh në fushë më tepër sulmues sesa duhet, por Pirlo planifikon të bëjë diçka që nuk e kemi parë kurrë në futboll.

Pirlo planifikon që nga fillimi i ndeshjeve të luaj me pesë lojtarë me tipare sulmuese. Gazzetta dello Sport, shkruan se pas transferimit të Chiesas, Pirlo do të luaj me formacionin 3-4-1-2.

Chiesa dhe Cuadrado do të luajnë nga krahët, ndërsa në krye të sulmit do të rreshtohen Dybala me Ronaldon dhe para tyre do të luajë njëri nga dyshja Kulusevski-Morata.

Nuk ka dyshim se Juventusi ka një skuadër të frikshme dhe se Biankonerët janë pretendentët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here