Përsëritet rasti Neymar: PSG transferon yllin e Barcelonës për 300 milionë euro

PSG ka filluar të mendojë për pasuesin e Kylian Mbappe, i cili pritet të largohet nga Parisi verën e ardhshme.

Real Madrid pritet të jetë skuadra ku Mbappe do ta vazhdojë karrierën e tij, ndërsa PSG ka piketuar pasuesin e francezit.

Khelaifi dhe Leonardo e shohin Ansu Fatin si pasuesin ideal të Mbappes dhe janë të gatshëm ta thejnë rekordin për ta transferuar atë në Paris.

Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 300 milionë euro për blerjen e tij. Barcelona e konsideron Fatin si të paprekshëm, mirëpo kriza financiare mund të ndikojë që Katalanasit ta lejojnë largimin e tij, sidomos për një shifër të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here