Si nuk e lejuan drejtuesit e Inter Conten që të transferonte yllin e Chelseas!

Në bazë të një raportimi të Tuttosport, shumica e aksionerëve të Inter, anëtarë të Suning Holding Group ishin kundër vendimi të Antonio Contes për të nënshkruar me futbollistin e Chelseas, Victor Moses.

E përditshmja italiane raporton se gjithçka pritej të ndodhte ditën e fundit të transferimeve por gjithçka u ndalua nga drejtuesit e klubit që nuk dhanë dritën jeshile për një transferim të tillë.

Nga ana tjetër do të jetë tepër interesante merkato e janarit për Moses pasi ai më nuk bën pjesë në planet e Frank Lampard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here