Surprizë: Messi ia kërkon Barcelonës transferimin e qendërsulmuesit të La Ligas

Lionel Messi nuk e sheh Memphis Depay si përforcimin e duhur për vijën e sulmit.

Barcelona e ka nisur sezonin pa një qendërsulmues klasik pas shitjes së Suarez.

Siç shkruan portali i njohur spanjoll Don Balon, Lionel Messi ia ka kërkuar Bartomeut transferimin e Maxi Gomez nga Valencia.

Gomez shkëlqeu te Celta Vigo për dy vite dhe arriti të transferohet te Valencia, mirëpo tani klubi gjendet në krizë financiare dhe uruguaiani pritet të largohet në janar.

Barcelona synon të përfitojë nga kjo situatë dhe Blaugranët mund ta transferojnë 26-vjeçarin në Camp Nou për 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here