Bomba e janarit: Juventus transferon yllin e Realit për 25 milionë euro!

Portali i njohur spanjoll DonBalon, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Juventus synon që në janar ta transferojë Marcelon nga Reali.

Që nga transferimi i Ronaldos te Juventusi, është spekuluar shumë edhe për kalimin e Marcelos te Zonja e Vjetër.

Pirlo nuk është i kënaqur me Alex Sandron, i cili ka probleme të shpeshta me lëndimet dhe ka piketuar Marcelon si përforcimin e duhur për krahun e majtë.

Marcelo është i gatshëm të largohet nga Reali, pasiqë nuk është më titullarë, ndërsa Los Blancos kërkojnë 25 milionë euro për lirimin e tij.

Shifër kjo e lartë për një lojtarë 33-vjeç, mirëpo Juventus synon Championsin dhe te Zonja e Vjetër janë të vetëdijshëm se nuk ka hapsirë për kalkulime.

Pra sipas DonBalon, Marcelo do ta vesh fanellën e Biankonerëve në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here