Formacionet zyrtare: Maqedoni e Veriut – Kosovë, surprizon Challandes

Kosova do të zhvillojë njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme që kur është pranuar në UEFA dhe FIFA, pasi luan në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i Maqedonisë së Veriut, në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, duke përzgjedhur më të mirët që kanë në dispozicion.

Bernard Challandes edhe pse me shumë mungesa në skuadër, ka vendosur që në sulm të luajë me katërshen, Zeneli, Celina, Hadergjionaj dhe Nuhiu në qendër.

Në anën tjetër, nikoqiri do të luajë në fazën ofanizve me lojtarët si, Bardhi, Nestorovski, Pandev.

Kujtojmë se cilat nga të dy skuadrat kalon në finale të play-offit të Ligës së Kombeve, do të përballet me Gjeorgjinë që e mposhti në gjysmëfinale Bjellorusinë.

Formacioni startues i Maqedonisë së Veriut:

Formacioni startues i Kosovës:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here