Gjiganti i Serie A në telashe të mëdha!

Skuadra italiane e Romës ka bërë të ditur se sezonin e kaluar ka pësuar humbje rreth 200 milionë euro me anë të një mesazhi në tregun e bursave.

Ky lajm u bë i ditur disa muaj pasi skuadra italiane u ble nga konzorciumi amerikan Friedkin Group, i cili në muajin gusht u ble prej amerikanit tjetër James Pallotta me një transaksion që kushtoi plot 591 milionë euro.

Çereku i katërt i sezonit 2019-2020 pa një rënie drastike në të ardhurat ekonomike të skuadrës nga kryeqyteti, kryesisht shkaku i COVID-19.

Tashmë për rimëkëmbjen skuadra e Romës ka nevojë për një shifër prej 140 milionë eurosh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here