Milan nis bisedimet me Donnarumman për rinovimin e kontratës

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, raporton se Milani ka nisur bisedimet me Gianluigi Donnarumman për rinovimin e kontratës.

Donnarumma ka kontratë me Rosonerët deri në vitin 2021 dhe verën e ardhshme mund të largohet nga San Siro me kosto zero.

22-vjeçari është i lidhur me një transferim te Juventusi, mirëpo te Milan nuk dëshirojnë ta humbasin një portier si Donnarumma dhe kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here