Pse Cavani refuzoi Juventusin për Manchester United!

Edinson Cavani kishte zhvilluar bisedime me Juventusin para se të vendoste për tu transferuar tek Manchester United.

Cavani ishte një futbollist i lirë pas largimit nga PSG, ku fitoi 6 tituj të Ligue 1 dhe shënoi 200 gola në 301 ndeshje.

ESPN raporton se Juventusi i ofroi një kontratë 2 vjeçare uruguajanit me një pagë vjetore prej 8 milionë eurosh.

Mirëpo ai në fund zgjodhi skuadrën e Manchester United për shkak të popullaritetit që gëzon në të gjithë botën dhe nënshkroi një kontratë 1 vjeçare.

Në Old Trafford ai besohet se do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here