Skandali i Ronaldos gjatë ndeshjes së paluajtur kundër Napolit!

Ndeshja e javës së tretë ndërmjet Juventusit dhe Napolit nuk u zhvilluar për shkak se skuadra mysafire nuk u shfaq fare në stadium.

Futbollistët e Juventusit ndoqën protokollin duke dalë në fushë së bashku me gjyqtarët në një ndeshje që dihej që nuk do luhej.

Kur u kthyen në zhveshtore Ronaldo u nervozua tej mase kur ju kumtua që nuk mund të udhëtojë menjëherë në Portugali tek kombëtarja e tij.

Gazzetta dello Sport raporton se Ronaldo ishte furioz me drejtuesit e klubit dhe futbollistët pasi që duhej të qëndronte në hotel deri sa të vinte një leje për tu larguar nga autoritetet shëndetësore.

Mirëpo këtë gjë portugezi nuk e priti duke u larguar nga hoteli dhe tashmë masa disiplinore mund të ndërmerren ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here