Milik në janar largohet nga Napoli?!

Arkadiusz Milik padyshim ka qenë njëri prej sulmuesve më të përfolur gjatë kësaj vere.

Shumë skuadra ishin në ndjekje të tij por që të gjitha dështuan dhe polaku vazhdon akoma të jetë pjesë e Napolit.

Roma, Juventus, Tottenham Hotspur, Fiorentina, Everton ishin vetëm disa nga skuadrat që kishin shfaqur interesim për të.

Mirëpo tani polaku po mendon largimin nga Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Napoli nuk e ka ndërmend që ta pengojë një gjë të tillë por kërkon 10 milionë euro për largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here