Haaland tek gjiganti i Serie A!

Ylli i Borussia Dortmund duket se prej sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e Serie A.

Kjo pasi interesim të madh për të ka shfaqur skuadra e Juventusit e cila dëshiron ta zgjidhë problemin e qendër-sulmuesit për vitet e ardhshme, raporton Don Balon.

Klauzola e norvegjezit është rreth 70 milionë euro, shifër kjo që është e përballueshme për Zonjën e Vjetër për verën e ardhshme.

Mirëpo Juve në këtë garë nuk do të jetë vetëm pasi edhe City i Pep Guardiolës ka shfaqur interesim për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here