Juventus pas yllit të Bayern!

Juventus do të tentojë transferimin e futbollistit të Bayern Munich, David Alaba, kur kontrata e tij me bavarezët do të skadojë verën tjetër.

28 vjeçari ka më pak se 1 vit kontratë me gjermanët pas plot 10 sezoneve të kaluara me këtë klub.

Ai nuk duket se kërkon të rinovojë me kampionët e Bundesligas dhe tashmë ekipe të ndryshme po qarkullojnë pranë për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas Tuttosport skuadra e Juventusit është më favoritja për të arritur këtë transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here