Ja goditja e parë e Realit në merkaton e ardhshme!

Zinedine Zidane ka disa dëshira për të realizuar gjatë merkatos së ardhshme.

Një shembull i qartë për këtë është Paul Pogba, të cilin e ka kërkuar qysh prej kohës kur ishte pjesë e Juventusit.

Tashmë francezi i ka ringjallur shpresat për një transferim të tij pas deklaratës së vet futbollistit i cili shprehu hapur dëshirën për tu transferuar tek Los Blancos.

Për këtë transferim Florentino Perez ka bërë gati rreth 60 milionë euro që besohet të jenë të mjaftueshme për të bindur drejtuesit e Djajve të Kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here