Bomba e janarit: Sergio Aguero transferohet te gjiganti italian!

Sergio Aguero në Serie A!

Portali i njohur spanjoll Don Balon, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon transferimin e Sergio Agueros në janar.

Argjentinasi është në vitin e fundit të kontratës me Cityn dhe ky pritet të jetë sezoni i fundit për të në Etihad.

Aguero nuk është në formën e duhur muajt e fundit dhe Qytetarët janë të gatshëm ta shesin atë para se të largohet verën e ardhshme si lojtarë i lirë.

Te Inter besojnë se Aguero mund të kontribojë ende dhe në janar pritet që argjentinasi ta vesh fanellën zi-kaltër për një shifër simbolike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here