Juventus nxjerr në shitje Rabiot, zbulohet skuadra e re e francezit

Adrien Rabiot është njëri nga lojtarët që bëri bujë me transferimin e tij te Juventusi para një viti, por nuk ka arritur të përmbush aspak pritshmëritë.

Edhe me ardhjen e Pirlos në stolin e Juventusit, Rabiot nuk ka arritur të bind dhe Biankonerët janë të gatshëm ta shesin francezin që në janar, shkruan Calciomercato.com.

Interesim për 25-vjeçarin ka shfaqur Evertoni, pasiqë Rabiot pëlqehet shumë nga Ancelotti.

Vlera e francezit në treg është rreth 30 milionë euro, mirëpo besohet se marrëveshja mund të arrihet edhe për shifrën e 20-25 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here