Kushton 70 milionë euro, Koeman ka gjetur pasuesin e Dembeles

Ousmane Dembele është njëri nga lojtarët më të përfolur kohëve të fundit, pasiqë pritet të largohet nga Barcelona në janar.

Francezi nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe Blaugranët janë të gatshëm ta shesin atë.

Interesim për Dembelen ka shfaqur Manchester United dhe sipas të gjitha gjasave 23-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Old Trafford.

Don Balon, raporton se Koeman ka piketuar pasuesin e Dembeles dhe ai është Mikel Oyarzabal.

23-vjeçari po shkëlqen te Real Sociedad dhe Barcelona është e gatshme të paguaj 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Barcelona shpreson të sigurojë transferimin e Oyarzabal  në janar dhe tani mbetet shitja e Dembeles.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here