Italia dhe Holanda ndahen në paqe, Anglia mposhtet nga Danimarka, fitojnë Franca dhe Portugalia

Rezultate të pritshme por edhe surprizuese në ruandin e 4-t të ndeshjeve në grupe në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Përfundoi në barazim 1-1 supersfida mes Italisë dhe Holandës që u luajt në Bergamo. Golit të avantazhit provizor të italianëve në pjesën e parë me Pellegrinin iu kundërpërgjigj Dony Van de Beek në të njëjtin fraksion loje.

Nga barazimi mes të kaltërve dhe portokollanjëve përfitoi Polonia që falë edhe një dygolëshi të Lewandowskit mposhti 3-0 Bosnje Hercegovinën dhe u ngjit në krye të grupit 1 në kuotën e 7 pikëve. Franca bëri detyrën dhe fitoi 1-2 në transfertën ndaj Kroacisë një ndeshje të cilët vendasit e luajtën më mirë.

Autorët e golave për Francën ishin Griezmann dhe Mbappe ndërkohë që për kroatët barazoi përkohësisht shifrat Vlasic. Me këtë fitore Franca u ngjit në kuotën e 10 pikëve, por grupi 3 i Ligës A kryesohet me Portugalia me të njëjtën kuotë pikësh me gjelat por luzitanët kanë goleavarazh më të mirë.

Portugalia edhe pa Cristiano Ronaldon që ka rezultuar pozitiv me koronavirus mposhti 3-0 Suedinë me finalizimet e Bernardo Silvas dhe sulmuesit më të ri të Liverpoolit Diogo Jota. Bëri detyrën Belgjika që kryeson grupin 2 falë suksesit në transfertën ishullore ndaj Islandës me shifrat 1-2 me një dygolësh të Romelu Lukakut, ndërsa surprizën e bëri Danimarka që triumfoi 0-1 brenda në Londër përballë Anglisë me një penallti të kthyer në gol nga Eriksen.

Në Ligën B  fitore minimale me shifrat 1-0 për Finladën, Uellsin, Norvegjinë, Austrinë dhe Skocinë respektivisht ndaj Irlandës, Bullgarisë,  Iralndës së Veriut, Rumanisë dhe Republikës Çeke. Barazim 2-2 ndërkohë në duelin e nxehtë Turqi-Serbi ku Calhanoglu dhe Tufan iu kundërpërgjigjën golave të Milinkovic-Savic dhe Mitrovic. Arriti një fitore fantastike Izraeli në Sllovaki teksa përmbysi disavantazhin e dy golave për një sukses 2-3, ndërsa në barazim pa gola u mbyll dueli Rusi-Hungari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here