Jorge Mendes transferon yllin e Premier League te Barcelona

Barcelona dhe Jorge Mendes kanë gati bashkëpunimin e rradhës.

Jorge Mendes është duke ndërtuar marrëdhënie mjaftë të ngushta me Barcelonën.

Kjo mund të vërehet me rinovimin e Ansu Fatit, largimin e Todibos dhe Semedos.

Te Barcelona janë të kënaqur me Mendesin pas transferimit të Trincaos dhe tani kanë gati bashkëpunimin e rradhës.

Siç raporton Don Balon, Mendes synon ta transferojë yllin e Wolves Ruben Neves te Barcelona.

23-vjeçari po shkëlqen në Premier League dhe Mendes e sheh Barcelonën si klubin ideal për të ardhmen e Neves.

Neves shihet si pasuesi ideal i Busquets dhe Bartomeu ka gati 50 milionë euro për transferimin e tij në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here