Kombëtarja zhgënjen përsëri, vetëm barazim me Lituaninë

Sërish një tjetër ndeshje pa gol, e treta radhazi në Ligën e Kombeve. Shqipëria del me një barazim 0-0 në Lituani ashtu si bëri në Kazakistan vetëm 3 ditë më parë.

Forca sulmuese duket apatike, me gjithë ndryshimet e mundshme. Krijojmë raste por në fund nuk dimë të shënojmë dhe u pa edhe sonte ku Taulant Seferi pati edhe momente të mira kur mund të kishte shënuar dhe zhbllokuar sfidën. (pretenduam edhe për dy penallti)

Lituania u mbrojt mirë dhe madje në disa momente edhe rrezikoi, ndërsa edhe aktivizimet në pjesën e dytë të Reja nuk sollën asnjë ndryshim. Më i miri në fushë padiskutim Abrashi, i palodhur kudo në fushë.

Shumë dobët mbrojtja me Kumbullën të pasaktë dhe Dermakun me disa gabime në pozicionim. Ndërkohë, Broja nuk la gjurmë dhe u zëvendësua nga Vrioni, që gjithashtu nuk është se u shfaq shumë.

Shqipëria shkon 5 pikë në 4 ndeshje, një ecuri tragjikomike në një grup që konsiderohej super i lehtë në letër!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here