Shkëmbimi i janarit: Lautaro në Camp Nou, ylli i Barcelonës te Interi!

Shkëmbim spektakolarë!

Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Barcelona dhe Inter kanë gati një shkëmbim spektakolarë mes Griezmann dhe Lautaros.

Griezmann nuk ka gjetur formën e duhur te Barcelona edhe pas ardhjes së Koeman dhe Bartomeu synon tia ofrojë francezin Interit në këmbim të Lautaros.

Përveç Griezmann, Barcelona do të paguaj edhe një shumë parash për Lautaron, për faktin se argjentinasi është më i ri dhe është në formë perfekte.

Lautaro nuk e ka fshehur dëshirën për ta veshur fanelën e Barcelonës dhe Griezmann përshtatet me filozofinë e Contes, prandaj Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën.

Në rast se ky shkëmbim realizohet në janar, atëherë do të ishte shkëmbimi më i madh i të gjitha kohërave në futboll.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here