Marrëveshja është arritur, zyrtarizimi në janar, Donnarumma ka skuadër të re!

E ardhmja e Gigio Donnarumma është tashmë prej muajsh në qendër të përparësive të Milan-it, që po punojnë për një rinovim të vështirë, por zërat e merkatos vazhdojnë të shtohen.

E fundit vjen nga Spanja, ku TodoFichajes ka raportuar se Mino Raiola ka arritur një marrëveshje me PSG-në për transferimin e portierit qershorin e ardhshëm.

Portali iberik ka shkruar edhe se zyrtarizimi do të bëhet në muajin janar.

Milan duhet të gjejë shumë shpjet një marrëveshje për rinovimin në mënyrë që të mos humbasë një pasuri me kosto zero, javët e ardhshme do të jenë vendimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here