Marrëveshja është arritur: Inter siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit!

Inter ka siguaruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për futbollistin e Chelsea, Emerson Palmieri. Siç raportojnë mediat italiane, Neroaxurët kanë arritur marrëveshje me personale me brazilianin.

Palmieri është i lidhur me Interin për një kohë të gjatë dhe duket se transferimi do të finalizohet në janar.

Inter do ta huazojë Palmierin deri në fund të sezonit me obligim blerjeje për 10 milionë euro.

26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Lampard dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm ta lënë të lirë brazilianin të largohet në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here