Zidane ka gjetur pasuesin e Benzemas, Reali transferon super sulmuesin për 40 milionë euro

Karim Benzema është njëri nga lojtarët kyç te Reali në dhjetë vitet e fundit. Francezi ka arritur të fitojë gjithçka në Santiago Bernabeu, mirëpo aventurës së tij në Bernabeu po i vjen fundi.

Benzema mund të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni, por edhe nëse vendos të qëndrojë nuk do të jetë më titullarë sezonin e ardhshëm.

Zidane dhe Perez kanë gjetur pasuesin e francezit dhe bëhet fjalë për Dominic Calvert-Lewin.

Lewin po shkëlqen te Evertoni këtë sezon nën drejtimin e Ancelottit duke shënuar 9 gola në gjashtë ndeshje të luajtura.

23-vjeçari është 1,87m i gjatë dhe ka tipare tipike të një qendërsulmuesi. Vlera e tij në treg është 40 milionë euro dhe Perez është i gatshëm ta paguaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here