Bisedimet kanë filluar: Donyell Malen në Serie A, por jo te Milani

Donyell Malen po shkëlqen me paraqitjet e tij te PSV dhe është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierë.

21-vjeçari ishte i lidhur me një transferim te Milan dhe Barcelona, mirëpo agjenti i tij Mino Raiola, nuk e ka ndërmend të presë më gjatë dhe ka vendosur tia ofrojë Malenin Juventusit.

Don Balon, shkruan se Raiola ka kontaktuar Paraticin, ndërsa ky i fundit nuk ia ka mbyllur derën transferimit të Malen, pasiqë Andrea Pirlo nuk është i kënaqur me Alvaro Moratan.

Morata erdhi si një zgjidhje afatshkurte dhe Pirlo e sheh Malenin si një investim afatgjatë.

Malen ka kontratë me PSV deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro, shifër aspak problematike për Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here