Bomba e merkatos së verës: Një yll dhe 70 milionë euro, Neymar transferohet në Serie A!

Operacioni më i madh në historinë e futbollit!

Siç raporton portali i njohur spanjoll Don Balon, Andrea Agnelli synon transferimin e Neymar verën e ardhshme.

Braziliani ka kontratë me PSG deri në vitin 2022 dhe është i gatshëm të largohet nga Parku i Princave.

Juventus dëshiron të përfitojë nga kjo mundësi dhe Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë PSG-së kartonin e Ronaldos dhe 70 milionë euro.

Parisienët besohet se do ta pranojnë ofertën, pasiqë Neymar vitin e ardhshëm do të futet në vitin e fundit të kontratës dhe kjo është një mundësi e mirë për ta që ta shesin për një ofertë mjaftë joshëse.

PSG do të përfitojë shumë në aspektin e marketingut me transferimin e Ronaldos, ndërsa Neymar do të jetë lideri i ri i Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here