Shkëmbimi i vitit: Dybala në Madrid, ylli i Realit te Juventusi!

Juventus dhe Real Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolarë.

Siç raporton Don Balon, Juventus dhe Real Madrid janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Paulo Dybalas dhe Iscos.

Dybala nuk po përshtatet me skemën e Pirlos dhe dëshiron largimin nga Juventusi, ndërsa interesim për të ka shfaqur Reali i Madridit.

Isco nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe Los Blancos janë të gatshëm ta përfshijnë atë në operacionin për Dybalan.

Spanjolli pëlqehet shumë nga Pirlo dhe 41-vjeçari i ka dhënë dritën jeshile Agnellit që të nisë bisedimet.

Përveç Iscos, Juventus pritet të përfitojë edhe 50 milionë euro, pasiqë vlera e Dybalas në treg është rreth 80 milionë euro, ndërsa ajo e spanjollit rreth 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here