Formacionet zyrtare: Barcelona – Ferencvaros

Barcelona do të jetë nikoqir i Ferencvaros në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që starton në ora 21:00 në stadiumin Camp Nou.

Për këtë sfidë, Ronald Koeman do të jetë pa lojtarët si Jordi Alba, Samuel Umtiti dhe Marc-Andre ter Stegen, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, mysafirët do t’i kenë të gjithë lojtarët kryesorë në dispozicion, mirëpo që kanë pak shanse të befasojnë katalunasit.

Formacioni startues i Barcelonës: Neto, Dest, Pique, Pjanic, Messi, Coutinho, Lenglet, Trincao, Roberto, De Jong, Ansu Fati.

Formacioni startues i Ferencvaros: Dibusz, Botka, Blazic, Kovacevic, Civicm Kharatin, Laidouni, Siger, Zubkov, Isael, Nguen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here