Bayerni vazhdon ecurinë, Bavarezët mposhtin me poker Atleticon

Bayern Munchen e ka nisur si duhet mbrojtjen e titullit në Champions LEague. Ekipi gjerman shkatërroi me rezultatin 4-0 Atletico Madridin. Një ndeshje e dominuar totalisht nga vendasit duke shënuar dhe gola shumë të bukur.

Ndeshja u hap nga Coman në minutën e 28′. Kimmich dhuroi një asist fantastik, ndërsa francezi nuk gaboi për 1-0. Goli i dytë u shënua nga Goretzka që mori një pasim brenda zonës nga Coman dhe nuk fali për 2-0.

Pjesa e dytë dhuroi dhe dy gola të tjera. Tolisso realizoi një gol fantastik nga distanca me një silurë të vërtetë. Ai shkundi portën e Oblak për 3-0 dhe për t’i vendosur kapak sfidës mendoi sërish Coman. Muller i dhuroi një top në mesfushë, ndërsa futbollisti dribloi mbrojtësit kundërshtar duke çuar topin në rrjetë për 4-0. Simeone nuk i besonte dot syve për shkatërrimin e ekipit të tij.

Ndeshja tjetër e grupit u mbyll në barazimin 2-2. Salzburgu u ndal në shtëpi nga Lokomotiva e Moskës. Një ndeshje që dhuroi emocione, pasi pati dhe shumë gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here