Bombë: Dybala largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A!

Lajm bombastik nga Spanja.

E ardhmja e Paulo Dybalas është njëra nga temat më të përfolura kohëve të fundit.

Argjentinasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Juventusit dhe është gjithnjë e më pranë largimit.

Portali i njohur spanjoll TodoFichajes, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Inter është duke konsideruar mundësinë e transferimit të Dybalas.

Në rast se Lautaro largohet verën e ardhshme, Conte e ka piketuar Dybalan si pasuesin ideal.

Te Juventus janë të gatshëm tia shesin Dybalan rivalëve të tyre, ndërsa vetë argjentinasi nuk ka asgjë kundër që ta vazhdojë karrierën në Milano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here