Bombë: Inter transferon yllin e Milanit!

Inter ka gati surprizën e hidhur për rivalët e saj të përjetshëm të Milanit.

Inter po monitoron nga afër situatën që po kalon Hakan Calhanoglu tek Milan, raporton Calcio Mercato.

26 vjeçari mund të largohet me parametra 0 në 2021 dhe Milan për këtë arsye po kërkon një rinovim kontrate me të.

Mirëpo këtu qëndron problemi pasi turku ka kërkuar një pagë 6,5 milionë euroshe në sezon që Milan nuk ka mundësi tja sigurojë ndërsa Neroazzurët qëndrojnë më mirë financiarisht dhe mund ta surprizojnë rivalin e saj më të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here