Lautaro pranë Barcës, Inter ka gati zëvëndësimin bombë!

Lautaro Martinez vazhdon të mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën e Barcelonës dhe transferimi i tij do të tentohet gjatë verës së ardhshme.

Inter po synon rinovimin e kontratës me të dhe të heqë klauzolën prej 111 milionë eurosh.

Neroazzurët duket se janë bërë gati për këtë largim dhe kanë gati emrin dhe bëhet fjalë për yllin e Juventusit, Paolo Dybala.

Inter me këtë transferon synon të vrasë dy zogj me një gur, ku do të përforcojë skuadrën e e vet ndërsa nga ana tjetër do të dobësonte rivalin kryesor për titullin në Serie A.

Marrëdhëniet mes Dybalas dhe Pirlos nuk janë aspak të mira edhe pse këtë fakt po mundohen ta fshehin në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here