Liverpooli ofron 75 milionë euro për Koulibalyn

The Reds janë në kërkim të zëvendësuesit të Van Dijk.

Sipas raportimeve të fundit, Liverpool i ka ofruar Napolit 75 milionë euro për transferimin e Koulibalyt në janar.

Interesim për senegalezin ka shfaqur edhe Manchester City dhe United, mirëpo The Reds synojnë transferimin e tij në merkaton e janarit.

Napoli besohet se do ta pranojë ofertën e Liverpoolit dhe sipas të gjitha gjasave Koulibaly do ta vazhdojë karrierën në Anfield.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here