Manchester United pranë transferimit të Thiago Almadas

Thiago Almada konsiderohet si një talent i madh në Amerikën e Jugut dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për të.

TodoFichajes, raporton se Manchester United është në bisedime me Velez Sarsfield dhe sipas të gjitha gjasave Almada në janar do të transferohet në Old Trafford.

19-vjeçari ishte pranë transferimit te United edhe verën e kaluar, por në fund operacioni nuk u realizua.

Mirëpo Djajtë e Kuq e dëshirojnë me çdo kusht Almadan dhe janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro që ta kompletojnë transferimin e tij në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here