E bujshme: Inter transferon yllin e Bundesligës për 30 milionë euro

Te Interi kanë filluar të punojnë që tani për merkaton e verës dhe Marotta ka piketuar disa përforcime.

Njëri nga ta është mbrojtësi i Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter. 26-vjeçari është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Bundesligë kohët e fundit dhe është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

Neroaxurët tentuan transferimin e Ginter edhe verën e kaluar, por Borussia refuzoi ofertën prej 50 milionë eurove.

Mirëpo kontrata e Ginter me Monchengladbach skadon në vitin 2022 dhe Marotta është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro.

Borussia pritet ta pranojë këtë ofertë dhe Ginter sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën zi-kaltër verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here