Shkëmbimi i janarit: Brozovic në Madrid, ylli i Atleticos te Interi!

Lajm i bujshëm nga Spanja.

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, raporton se Interi synon transferimin e Stefan Savic në janar nga Atletico Madrid.

Neroaxurët kanë pësuar më tepër gola sesa pritej në fillimin e sezonit dhe Conte ka kërkuar përforcime në mbrojtje.

Zi-kaltrit janë duke konsideruar mundësinë e transferimit të Savic dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë Brozovicin.

Te Atletico janë të hapur për këtë shkëmbim, sipas Mundo Deportivos dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here