Derbi mbyllet pa fitues, United dhe Chelsea ndahen në paqe

Është mbyllur në barazim pa gola super ndeshja e javës së gjashtë të Premier League mes Manchester United dhe Chelsea-t.

Kanë qenë vendasit që kanë shkuar të parët afër golit me Marcus Rashford në minutën e 36-të, por gjuajtja e këtij të fundit është ndalur nga një super pritje e portierit Mendy.

Pesë minuta më mbrapa, Djajtë kanë pretenduar për një penallti, por VAR i ka hedhur poshtë pretendimet e tyre.

Një tjetër moment i rëndësishëm i takimi ka ardhur në minutën e 58-të, kur Edinson Cavani ka bërë debutimin e tij të shumëpritur me United. Uruguaiani (32 vjeç e 253 ditë) është bërë lojtari më vjetër që debuton me Manchester-in pas Zlatan Ibrahimovic (34 vjeç e 316 ditë) në gushtin e 2016-ës.

Ndeshja është mbyllur me një tjetër pritje shpëtimtare të Mendy, edhe këtë herë kundër Rashford.

United mbetet në vendin e 15-të me 7 pikë, ndërsa Chelse është ngjitur në të gjashtin me 9 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here