Inter rikthehet te fitorja, Neroaxurët mposhtin Genoan në transfertë

Inter ka mposhtur 2-0 Genoa-n dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas humbjes së pësuar në derbi fundjavën e kaluar.

Ndeshja e luajtur në Luigi Ferraris është zhbllokuar në pjesën e dytë. Më saktësisht në minutën e 64-t, kur Lukaku ka finalizuar në mënyrën e duhur asistin e zgjuar të Barella-s.

Që nga zbarkimi i tij në Itali (2019/20), Romelu Lukaku është lojtari jo italian që ka shënuar më shumë gola në Serinë A, duke përjashtuar penalltitë: 22.

Goli i dytë i zikaltërve është realizuar në minutën e 79-të nga D’Ambrosio.

Kjo fitore e ka ngjitur Inter-in në vendin e tretë të renditjes me 10 pikë, ndërsa Genoa është në të 15-in me vetëm 4 pikë pas pesë javëve të para të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here