Liverpooli mposht Sheffield-in dhe merr kreun e tabelës

Liverpool ka fituar 2-1 kundër Sheffield në javën e gjashtë të Premier League dhe ka kapur përkohësisht Everton-in në krye të renditjes.

Takimi i luajtur në Anfield ka nisur shumë keq për vendasit që kanë kaluar në disavantazh pas penalltisë së transformuar nga Berge.

Kjo ka qenë edhe penalltia e parë e dhënë kundër Liverpool-it në Anfield në 37 ndeshje të Premier League.

Barazimi i lojtarëve të Klopp ka ardhur në minutën e 41-të me Firmino-s dhe Jota ka kompletuar përmbysjen në të 64-ën.

Portugezi është lojtari i parë i Liverpool-it që shënon në dy ndeshjet e para të luajtura në shtëpi në Premier League pas Sadio Mane në shtatorin e 2016-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here