Ndombele në Serie A!

Tanguy Ndombele i Tottenham Hotspur në janar me shumë gjasa do ta shohim të veshur me fanelën e Interit.

Negociatat mes dy klubeve nuk u konkretizuan me një marrëveshje në merkaton e fundit mirëpo tashmë në janar pritet që gjithçka të konkretizohet.

Antonio Conte është një fans i madh i tij dhe në këtë marrëveshje pritet që të përfshihet edhe Milan Skriniar.

Përfshirja e sllovakut do të bëhet për të ulur çmimin e Ndombeles pasi presidenti i Tottenham, Daniel Levy për shërbimet e tij ka kërkuar plot 60 milionë euro, shifër kjo që Inter nuk mund të sigurojë të gjithën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here